Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Sot Asambleja e Përgjithshme e PS, vëmendja te Kongresi dhe analizë për zgjedhjet

Nga A2 CNN
2 Qershor 2021, 08:03 | Politikë
Sot Asambleja e Përgjithshme e PS, vëmendja te Kongresi dhe

Sot pasdite rreth orës 17:30 pritet të mbajë punimet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste. Në këtë Asamble nuk do të ketë zgjedhje të kryesisë së re, por vëmendja do të jetë te thirrja e Kongresit si dhe strukturat në bazë. 

Pikë e parë në agjendën e Asamblesë socialiste është thirrja e Kongresit të Jashtëzakonshëm të partisë që do të mbahet më 12 qershor, në 30 vjetorin e krijimit të partisë.

Gjithashtu në mbledhjen online pritet të miratohen dhe projektvendimet për analizën e zgjedhjeve të 25 prillit në strukturat vendore dhe zgjedhjet në to, gjë që ishte paralajmëruar më herët nga vetë kryesocialisti Rama. Asambleja e socialistëve do të miratojë dhe kalendarin politik të partisë për vitin 2021.

Në lajmërimin e disa ditëve më parë, mbledhja ishte njoftuar të mbahej te Amfiteatri i liqenit në Tiranë, por duket se socialistët kanë preferuar që analizat e brendshme t’i bëjnë larg veshëve kureshtarë, ndaj dhe organizatorët vendosën që Asambleja të mbahet online.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani