Strasburgu refuzon apelin e Altina Xhoxhajt

European Court of Human Rights 1100x620

Dhoma e Madhe e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut refuzoi apelin e ish-gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj, kundër vendimit që rrëzoi ankimin ndaj procesit të vetting-ut.

Altina Xhoxhaj ishte një ndër pesë anëtarët Gjykatës Kushtetuese që u shkarkua nga procesi i vetting-ut.

Xhoxhaj u zgjodh anëtare e Gjykatës Kushtetuese në vitin 2010, ndërsa më herët ka punuar si juriste në Ministrinë e Drejtësisë, si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës, anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vitet 2006-2010 dhe lektore në Shkollën e Magjistraturës.