Udhëtimet në BE, Greqia dhe Gjermania, të parat që prezantojnë certifikatat

Greqia, Gjermania dhe 5 shtetet të tjera të Bashkimit Europian prezantuan sistemin e certifikatave të vaksinimit për udhëtarët, disa javë para zyrtarizimit të programit rreth bllokut, në 1 korrik. Vendet e tjera që nisën më herët sipas Komisionit Europian ishin Bullgaria, Republika Çeke, Kroacia dhe Polonia.

“Qytetarët europianë po presin me padurim të udhëtojnë sërish dhe duan ta bëjnë në mënyrë të sigurt. Zotërimi i një certifikate të BE është një hap i rëndësishëm përpara”, thotë Stella Kyriakides, Komisionere për Shëndetësinë.

Greqia, e cila mbështetet shumë tek turizmi, ka kërkuar me ngulm përdorimin e certifikatës me karakteristika të përparuara të sigurisë. Certifikatat u jepen personave që janë plotësisht të vaksinuar, atyre që janë shëruar dhe kanë antitrupa, si edhe të tjerëve që kanë bërë një test brenda 72 orëve të fundit.

Dokumentet do të jenë në formë digjitale dhe në letër. Ato do të jenë falas, të shpërndara në gjuhën kombëtare dhe në anglisht dhe të vlefshme në të gjitha vendet e bllokut. “Vendet nuk do të lëshojnë më certifikata të vendeve të veçanta, por do të miratojnë një certifikatë të përbashkët. Kjo do t’i thjeshtojë gjërat në mënyrë të konsiderueshme”, deklaroi Kyriakos Pierrakakis, ministri grek për strategjinë digjitale.

Komisioni i BE-së beson se njerëzit që janë vaksinuar nuk duhet të testohen më ose të futen në karantinë, pavarësisht nga vijnë apo ku shkojnë, nëse kanë kaluar 14 ditë nga doza e dytë. Megjithatë vendet e bllokut nuk e kanë mbështetur ende rekomandimin.