VIDEO | Momenti i atentatit ndaj Edison Begajt, me fëmijët në makinë

A2 ka siguruar pamjet nga atentati që iu bë më 30 maj Edison Begajt. Nga pamjet e kamerave të sigurisë, 38-vjeçari shihet që po qëndron brenda makinës së tij, ku janë edhe dy fëmijë.

Kur ai del nga mjeti, shihet një person që afrohet dhe e godet me armë zjarri, duke i shkaktuar plagë në trup, por pa arritur që ta vrasë.

Ngjarja ka ndodhur më 29 maj, rreth orës 23:30 në fshatin Kaninë, pranë banesës së Begajt.

Begaj ka qenë i dënuar për drogë më 7 vite e 6 muaj burg në shkurt të 2008, ndërsa është bërë edhe subjekt i OFL-së në lidhje me pasurinë e tij.