Aksident në Tiranë, autobusi përplas kalimtaren në vijat e bardha

Screenshot 3 3 600x338

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së enjtes në Tiranë ku një grua është përplasur nga një autobus ndërsa kalonte rrugën.

Ngjarja është regjistruar në rrugën e Durrësit ndërsa një autobusi i linjës së Yzberishtit përplasi gruan rreth 50 vjeç që po kalonte në vijat e bardha.

Gruaja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa është shoqëruar në polici drejtuesi i autobusit për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.