Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Akuzat për spiunazh, Norvegjia thërret ambasadorin e SHBA

Nga A2 CNN
3 Qershor 2021, 20:23 | Bota
Akuzat për spiunazh, Norvegjia thërret ambasadorin e SHBA

Norvegjia ka thirrur ambasadorin e SHBA-së në lidhje me pretendimet e spiunazhit, të zbuluara ditët e fundit nga televizioni danez. Sipas të cilit nga 2012 deri në 2014 Agjencia Amerikane e Sigurisë Kombëtare (NSA), me ndihmën e Danimarkës, ka spiunuar, parlamentarë dhe zyrtarë të lartë nga Gjermania, Franca, Norvegjia dhe Suedia.

Takimi u zhvillua midis ministrisë së mbrojtjes të Norvegjisë dhe ambasadës amerikane në Oslo, tha ministri i Mbrojtjes Frank Bakke-Jensen në një deklaratë të shpërndarë në Twitter.

Bakke-Jensen tha se ministria e mbrojtjes "e bëri të qartë se spiunimi ndaj aleatëve është i papranueshëm dhe i panevojshëm".

Takimi vjen pasi transmetuesi publik i Danimarkës raportoi se shërbimi i inteligjencës i vendit kishte ndihmuar spiunimin e SHBA-së ndaj zyrtarëve evropianë midis viteve 2012 dhe 2014, nën administratën e Obamës.

Midis atyre që thuhet se ishin në shënjestër ishin zyrtarë në Norvegji, Suedi, Francë dhe Gjermani, me kancelaren Angela Merkel që pretendohej se i ishin përgjuar linjat e saj të telefonit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani