Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Deputeten e përzënë nga Parlamenti se kishte veshur pantallona të ngushta

Nga A2 CNN
3 Qershor 2021, 17:17 | Lifestyle

Një ministre në Tanzani është përzënë nga Parlamenti pasi kishte veshur pantalluna që u konsideruan “shumë të ngushta”.

Condester Sichëale u largua nga seanca pasi Hussein Amar, një deputet nga partia e saj, u ankua për veshjen e ministres: “Kodi i veshjes është shumë i qartë, por ka motra këtu që nuk vijnë të veshura modestisht. Deputetja në krahun tim të djathtë për shembull. Me bluzën është në rregull, por pantallonat i ka të ngushta. Parlamenti është pasqyrë e shoqërisë dhe këtu kemi disa motra që janë ligjvënëse dhe që vishen çuditshëm. Çfarë po i tregojnë ato shoqërisë sonë?

Kreu i Parlamentit i tha ministres: “Shko, vishu mirë dhe kthehu prapë”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu