Drejt Euro 2020, Anglia thyen Austrinë, Franca mposht Uellsin

mbappe 1100x620

Anglia dhe Franca përgatiten në mënyrën më të mirë për finalet e Euro 2020. Tre Luanët thyen 1-0 Austrinë në miqësoren e zhvilluar në ishull.

Pa shumë emocione gjatë pjesës së parë, ndeshja në Middlesbrough ishte gjithsesi tejet e luftuar në aspektin sportive dhe u vendos nga goli i Saka në minutën e 57-të. Në testet e tjera të luajtura, Franca mposhti 3-0Uellsin, kundërshtarin e radhës së Shqipërisë.

Pas penalltisë së humbur nga Benzema, Kylian Mbappe hapi serinë e golave për kampionët e botës. Në pjesën e dytë, Griezmann dhe Dembélé vulosën suksesin e gjelave në Nicë, teksa uellsianët luajtën për afro 70 minuta në inferioritet numerik. Gjermania konfirmon se nuk është në momentin më të mirë, pas barazimit 1-1 me Danimarkën.  Avantazhi me Neuhaus nuk i mjaftoi “panzerave”, pasi skandinavët evituan humbjen me rrjetën e Poulsen, në minutën e 71-të.

U mbyll në barazim 2-2 edhe ndeshja ndërmjet Holandës dhe Skocisë. Edhe pse skuadra e Clarke e pa veten dy herë në avantazh me golat e Hendry dhe Nisbet, portokallinjtë i barazuan me dy golëshin e Memphis Depay, që mbetet lojtari më në formë i holandezëve.