“Fuqi dhe zgjuarsi”, bualli i pashpresë përballë 4 luanëve

Përballë një kafshe gjigante, e cila peshon 860 kilogramë, 2 luanë dhe 2 luanesha u treguan të “zgjuar” për ta mposhtur sa më lehtë atë.

Ata e dërguan prenë e tyre në një pellg me ujë, ku e kishte të vështirë të lëvizte, ndërsa më pas vakti i tyre dhe i 8 këlyshëve ishte i siguruar.

Sulmi që zgjati rreth 20 minuta i luanëve u fotografua nga australiani Marc Mol, 62 vjeç, në rajonin Kogatende, në Tanzani.