Gjonaj në OKB: Reforma në drejtësi ka shënuar pikë kthese për Shqipërinë

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka marrë pjesë në sesionin e posaçëm të asamblesë së përgjithshme së OKB për luftën kundër korrupsionit. Gjatë fjalimit të saj Gjonaj ka nënvizuar së reforma në drejtësi dhe rezultatet e saj kanë qenë një pikë kthese për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

Reforma në drejtësi ka shënuar një pikë kthese për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri me qëllimin luftimin endemik të korrupsionit në gjyqësor. U ndërtua një sistem unik i vetingut të gjyqtarëve. Rezultatet kanë qenë shpërblyese edhe inkurajuese. Për herë të parë zyrtarë të lartë janë shkarkuar nga detyra, janë ndjekur penalisht dhe janë dënuar për korrupsion. Pasuritë e tyre janë konfiskuar dhe po rihapen çështje të rëndësishme penale. Kemi bashkëpunim me shoqërinë civile dhe biznesin për të kuptuar format e korrupsionit dhe goditjen e tyre”.