Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Greqia shkundet sërish nga një tjetër tërmet me magnitudë 5

Nga A2 CNN
3 Qershor 2021, 17:20 | Ballkani

Nuk ndalet vala e lëkundjeve nga tërmeti në Greqi. Për të dytën ditë radhazi Greqia tronditet nga një tërmet tjetër me magnitudë 5 të shkallës Rihter.

 Nga të dhënat që raportona qendra Europiane Mesdhetare e Tërmeteve mësohet se tërmeti ra rreth orës 18:06 me orën lokale. Epiqendra e tij ishte 20 km nga Patria dhe 13 km nga Aígio në Greqi.

Nuk raportohet për dëme apo të lënduar.

Dy ditë më parë Greqia u trondit nga një tjetër tërmet më magnitudë 4.6 të shkallës rihter.

A2 CNN Livestream

Dita jonë