Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Integrimi, Krasniqi tregon në “Absolut 4” se ku po gabon mazhoranca dhe opozita

Nga A2 CNN
3 Qershor 2021, 22:26 | Politikë
Integrimi, Krasniqi tregon në “Absolut 4” se ku po gabon

Politologu Afrim Krasniqi tregoi në “Absolut 4” në A2 se ku po gabon mazhoranca, por edhe opozita shqiptare, në kuadër të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

“Mazhoranca po gabon në mënyrën se si po e përdor Parlamentin ndaj Presidentit, pasi po bën një akt që nuk ka vlerë kushtetuese dhe nuk zgjidh gjë, vetëm sa përbën lajm. Së dyti, deklaratat e eksponentëve të opozitës, që thonë se dosjet e skandaleve elektorale do t’ia përcjellin kancelarive ndërkombëtare, mendoj që janë të gabuara. Opozita duhet të bëjë një deklaratë, që është e gatshme të paguajë një çmim që Shqipëria të nisë negociatat. Është në interesin e opozitës që të nisin. Nëse opozita trumbeton masakrën elektorale, i jep argumenta skeptikëve që të mos i nisin negociatat. Ne duhet të mësojmë që sherret tona t’i bëjmë brenda vendit, ndërsa jashtë vendit të mbrojmë interesat e pakta publike që na kanë ngelur”, u shpreh Krasniqi.

Sipas tij, “pretendimet e vendeve skeptike kanë të bëjnë me nivelin e zbatimit të kritereve dhe nivelin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale në Shqipëri”.

“Nëse shohim pretendimet e atyre vendeve, praktikisht janë pretendime që i kanë edhe shqiptarët që jetojnë këtu: qeverisja e mirë, lufta ndaj korrupsionit dhe skandali i të dhënave personale. Duhet të presim edhe raportin e OSBE/ODIHR. Unë shpresoj që të hedhim një hap tjetër dhe të kemi më shumë Bruksel dhe monitorim në Tiranë. Shpresojmë që kësaj radhe të kemi lajme të mira nga Evropa”, tha Afrim Krasniqi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë