Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Integrimi, Xhaçka për A2: Shqipëria i ka bërë të gjitha detyrat e saj, topi është në fushën e Këshillit Evropian

Nga A2 CNN
3 Qershor 2021, 21:38 | Politikë
Integrimi, Xhaçka për A2: Shqipëria i ka bërë të

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, në një intervistë ekskluzive për “Absolut 4” në A2, nënvizoi se vendi ynë i ka bërë të gjitha detyrat në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian.

“Kemi ndjekur një program goxha ambicioz veprimi, për të implementuar disa prioritete që kanë në thelbin e tyre kërkesat specifike të parashtruara nga Këshilli Evropian. Shqipëria ka ndërmarrë reforma të jashtëzakonshme në kuadër të procesit të integrimit, që janë bërë në ritme relativisht të shpejta dhe gjithçka është realizuar falë faktit që ëndrra shqiptare për integrim në Evropë nuk është vetëm e bukur, por edhe e realizueshme. Kemi ndërmarrë reforma për të shkurtuar procesin e integrimit. Edhe ky plan-veprimi, nga vendimi i Këshillit në mars e deri më sot, ku diskutohet adaptimi apo miratimi i këtij kuadri negociator dhe pastaj vendosja e datës për konferencën e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian”, deklaroi Xhaçka.

“Kemi pasur edhe një vit të vështirë me pandeminë, por nga komunikimet me partnerët tanë, raporti i përditësuar i Komisionit Evropian, që nuk është ende publik, është shumë pozitiv, si për certifikimin e plotësimit të kushteve nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Tani, topi është në fushën e Këshillit Evropian. Shqipëria i ka bërë të gjitha detyrat e saj”, shtoi Xhaçka.

Sa i përket vendeve skeptike, Xhaçka theksoi: “Vendet skeptike janë vende që, për arsye të ndryshme, duhet të marrin një vendim për hapat e mëtejshëm të vendeve aspirante për integrim. Është një proces që fatmirësisht dhe fatkeqësisht është ekuacion me shumë ndryshore. Jo të gjitha kanë të bëjnë me atë që kemi bërë apo jo ne. Pavarësisht se si kontestohen zgjedhjet, raporti paraprak i OSBE/ODIHR ka qenë më i mirë që kemi pasur ndonjëherë për zgjedhjet. Akuzat dhe insinuatat mundësisht të kalohen përmes një filtri hetimi dhe investigimi. Probleme me zgjedhjet kanë dhe vende shumë më të zhvilluara se ne”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli