Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Lajçak dhe Palmer në Beograd, Vuçiç: Nëse nuk krijohet asociacioni, reagojmë ashpër

Nga A2 CNN
3 Qershor 2021, 16:57 | Aktualitet
Lajçak dhe Palmer në Beograd, Vuçiç: Nëse nuk

Çështja e dialogut zhvendoset nga Prishtina në Beograd. Emisari i BE për dialogun, Miroslav Lajcak, dhe përfaqësuesi i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, do të takohen me presidentin serb, Aleksandër Vucic, pas qëndrimit disaditor në Kosovë.

Por teksa ndërkombëtarët synojnë përgatitjen e terrenit në prag të përballjes Kurti-Vucic, palët lëshojnë sinjale të forta mospajtimi. Ndërsa Kurti hedh poshtë mundësinë e krijimit të asociacionit, Vucic theksoi se reagimi i Beogradit do të jetë "shumë i fuqishëm dhe i ashpër" në rast të mosrespektimit të marrëveshjeve ligjore të nënshkruara në Bruksel.

“Është në rregull të jesh i butë dhe të bësh kompromis. Por kur dikush të shtyn drejt një muri, kur sheh se dikush nuk dëshiron kompromis, duhet të tregosh mprehtësi dhe forcë”, deklaroi ai.

Vucic shtoi më tej se nëse Kurti nuk dëshiron të flitet për asociacionin, por për njohjen e Kosovës nga Serbia, ai mund të të mos vijë në takim.  Mendimi i të dërguarit të posaçëm të SHBA, Palmer është se palët e përfshira në dialog duhet të respektojnë të gjitha marrëveshje të arritura deri më tani.

https://a2news.com/2021/06/03/vucic-per-takimin-ne-bruksel-te-diskutohet-asociacioni-ose-kurti-ska-pse-vjen/

 “E kuptoj që ka parametra të marrëveshjes së asociacionit që duhet të diskutohen, por kjo s’duhet ta pengojë procesin”, deklaroi amerikani.

 Palmer shtoi më tej se nuk ka afat për dialogun, por se sa më shumë të zgjatet procesi aq me e vështirë do të jetë arritja e një marrëveshje.

https://a2news.com/2021/06/03/reagimi-ndaj-kurtit-be-takimi-eshte-vazhdim-i-dialogut-jo-proces-i-ri/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani