Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Në Bruksel për formatin e ri, Kurti: Takimi me Vucic, jo për dialogun e moçëm

Nga A2 CNN
3 Qershor 2021, 20:28 | Kosova
Në Bruksel për formatin e ri, Kurti: Takimi me Vucic, jo për

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, theksoi sërish se takimi në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, nuk do të jetë për dialogun e zakonshëm. Ai pretendon se diskutimi mes palëve do të jetë për formatin e ri të negociatave për të ardhmen.

 “Takimi i mesit të qershorit që është paralajmëruar nuk është i paraparë për të vazhduar dialogun e moçëm apo më të moçëm. Por është diskutim për formatin e bisedimeve në të ardhmen. Pra, nuk është takim i dialogut të ardhshëm, por takim për dialogun e ardhshëm. Unë nuk mund të mbaj përgjegjësi për deklaratat e të tjerëve, mirëpo qëndron ajo çfarë kemi thënë më herët. Do të ketë dialog të ardhshëm, por jo vazhdim të dialogut. Ka qeveri të re të Republikës së Kosovës, e cila ka program qeverisës. Ashtu siç e kemi premtuar, në secilën fazë të dialogut do ta ndajmë me Kuvendin e Kosovës”, ishin fjalët e kryeministrit kosovar Albin Kurti.

https://a2news.com/2021/06/03/vucic-per-takimin-ne-bruksel-te-diskutohet-asociacioni-ose-kurti-ska-pse-vjen/
https://a2news.com/2021/06/03/lajcak-dhe-palmer-ne-beograd-vucic-nese-nuk-krijohet-asociacioni-reagojme-ashper/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani