Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Negociatat për integrimin, Vurmo: Kryeministri ka të drejtë për qetësinë me të cilën e pret qershorin

Nga A2 CNN
3 Qershor 2021, 22:30 | Politikë
Negociatat për integrimin, Vurmo: Kryeministri ka të drejtë

Gjergji Vurmo, nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, deklaroi në “Absolut 4” në A2 se shpreson “që vendet anëtare të bien dakord dhe të japin dritën jeshile për nisjen e negociatave”, duke shtuar se, “ndoshta, për herë të parë, kryeministri ka të drejtë për qetësinë me të cilën e pret qershorin”.

“Është në vizitë zyrtare në Turqi dhe nuk ka ende deklarata për lajmin mbi marrëveshjen në BE për IPA-n (14 miliardë euro për 7 vitet e ardhshme), që është një hap shumë i mirë. Ne duhet vetëm që të mos nxjerrim kushte të reja tani. Skandali i patronazhistëve dhe mbarëvajtja e zgjedhjeve do të jenë në lupën minimalisht të 2-3 vendeve anëtare. Të shohim deri në fund të qershorit, kur të mbahet samiti i radhës i BE-së”, tha Vurmo.

“Shoh konfuzion dhe papjekuri të skajshme nga vendet e BE-së, madje edhe arsyet që ofrohen si argumenta për të mos hapur negociatat, janë arsyet që duhen hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Është e pafalshme që vijohet me qasjen e ndarjes apo jo të dy vendeve. Të dyja vendet, edhe pasi të hapen negociatat, do të vijojnë të shfaqin problematika, por këto problematika do të bëhen më të mprehta nëse nuk hapen negociatat. Kryeministri ishte i qetë në konferencën me Roth dhe jam i bindur që shumica e njerëzve i japin të drejtë kreut të qeverisë. Gabimi që bëjmë ne është që rendim pas alternativave të tjera. Sigurisht që investimet e huaja janë të mirëpritura, por ato duhet të vijnë duke respektuar kuadrin e barabartë me investitorët e tjerë. Nëse vijnë investime nga Emiratet e Bashkuara, qeveritarët tanë i presin me më shumë zell sesa investimet e BE-së, pasi fondet evropiane vijnë me standarde të menaxhimit financiar”, theksoi Vurmo.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu