Përshpejtohet fushata e imunizimit në Itali, nga sot mund të vaksinohen të gjithë

VAKSINAT EFEKTET frame 1585 1100x620

Fushata e imunizimit ka përshpejtuar ritmin në Itali ku nga sot e gjithë popullsia deri në moshën 16-vjeçare do të mund të marrë vaksinën kundër koronavirusit.

Vendi ka përjetuar rënie të ndjeshme të hospitalizimeve dhe shtrimeve në terapitë intensive që prej 6 prillit.

Ndërkaq, Italia ka nisur dhe vaksinimin e adoleshentëve kundër koronavirusit, duke u bërë nga vendet e para të Bashkimit Evropian që ndërmarrin një hap të tillë.

Komisioni Evropian miratoi përdorimin e vaksinës Pfizer/BioNTech te fëmijët mbi 12 vjeç, pas dritës jeshile të dhënë më herët nga Agjencia Europiane e Barnave.