Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Rama tregon planet për sipërmarrjet e reja turke në Shqipëri

Nga A2 CNN
3 Qershor 2021, 18:30 | Politikë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar planet e zhvillimit të sipërrmarrjes në bashkëpunimin me atë turke. Në ditën e dytë të vizitës në Ankara shefi i qeverisë shqiptare njoftoi projektet që do të nisin me bashkëpunimin sipas të të ekselencës turke. E para në listë është ndërtimi i një fabrike të 7 llojeve të vaksinave, Teknopark Albania, sistemi i kontrollit të territorit të vendit me dronë superinteligjentë, si edhe programin e mandatit të tretë për infrastrukturën kombëtare.

“Ankara - Ditë bashkëbisedimesh të detajuara me sipërmarrje të ekselencës turke për:

Ndërtimin e fabrikës së 7 llojeve të vaksinave, si zemra e një qendre të klasit të parë të prodhimit farmaceutik

Teknopark Albania, një qendër e teknologjisë së lartë në periferi të kryeqytetit, për kompanitë HighTech, Start Up-et e kërkimin shkencor, sipas modelit të suksesshëm të jetësuar në Turqi, si katalizator i transformimit ekonomik e social dhe krijimit të vendeve cilësore të punës për të rinjtë

Sistemin e kontrollit të territorit të vendit me dronë superinteligjentë, për prodhimin e të dhënave në kohë reale mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet, rendin publik, natyrisht e të tjera akoma.

Programin e Mandatit të Tretë për infrastrukturën kombëtare”, shkruan Rama.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani