Rastësi?! Pas djegies së anijes më të madhe naftëmbajtëse, zjarr në një rafineri në Teheran

Një zjarr i madh përfshiu një rafineri nafte në jug të Teheranit, vetëm pak orë pasi anija më e madhe cisternë e marinës u mbyt në Gjirin e Omanit për shkak të flakëve.

Zyrtarët bëjnë me dije se zjarri në Tondgooyan Petrochemical ishte një aksident, duke fajësuar një rrjedhje gazi që shkaktoi shpërthimin. Megjithatë, shumë detaje mbeten ende për t’u qartësuar.

Zjarri në rafineri ishte me përmasa shumë të mëdha dhe një re e madhe tymi mbuloi kryeqytetin iranian. Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar dhe flakët u vunë në kontroll pas disa orësh.