Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Sekuestrohen tri mina me telekomandë në Durrës, tre të arrestuar

Nga A2 CNN
3 Qershor 2021, 09:18 | Kronikë
Sekuestrohen tri mina me telekomandë në Durrës, tre të

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin"Muzeu", duke sekuestruar 3 mina me telekomandë, ndërsa ka vënë në pranga 3 persona.

"Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Sektorin e Trafiqeve të Paligjshme dhe te Krimeve Kundër Personit në DVP Durrës në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa persona me tendencë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së minave me telekomandë po tentonin të shisnin disa mina me telekomandë, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me patrullat e përgjithshme kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Muzeu".

Në kuadër të këtij operacioni, në vendin e quajtur "Muzeu", në lagjen nr. 9 në Durrës, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  • I. A., 47 vjeç, B. Ç., 31 vjeç dhe E. B ., 37 vjeç, të tre lindur në Dibër dhe banues në Sukth, Durrës.

Këta shtetas u kapën duke udhëtuar me një automjet tip “Volvo” me drejtues shtetasin I. A. dhe pasagjerë shtetasit B. Ç. dhe E. B. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet nga shërbimet e Policisë u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale tri mina të montuara dhe të lidhura me telefon.

Nga hetimet paraprake rezultoi se këta shtetas do të shisnin disa mina me telekomandë në qytetin e Durrësit, kundrejt shumës 2500-3000 euro copa.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale".

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu