Sfidat e diplomacisë

Shqipëria në KS të OKB më 11 qershor, Xhaçka tregon në A2 prioritetet

Shqipëria do të ulet në Këshillin e Sigurisë të OKB-së për një mandat 2-vjeçar në 11 qershor. Para nisjes për në SHBA, ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, në një intervistë për “Absolut 4” në A2 CNN shpjegoi funksionimin dhe prioritetet që do të ketë vendi ynë në këtë vendimmarrje të rëndësishme globale.

Sipas saj grupi i Evropës Lindore ku bën pjesë vendi ynë, ka vendosur në mënyrë konsensuale për të mbështetur Shqipërinë për një mandat 2-vjeçar në KS të OKB-së.

“Është një moment i rëndësishëm, se Shqipëria ka qenë vend anëtar i OKB për 65 vjet dhe nuk e ka pasur asnjëherë këtë mundësi; të qenurit anëtar i përhershëm apo jo i përhershëm  i këshillit të Sigurimit. OKB është e përbërë nga disa grupe, Shqipëria bën pjesë në Evropën lindore dhe ky grup në mënyrë konsensuale ka vendosur të mbështesë Shqipërinë për një mandat 2-vjeçar në KS të OKB në tryezë me 5 anëtarë të përhershëm si; SHBA, Britani, Francë, Rusi dhe Kinë dhe 10 anëtarë që zgjidhen nga OKB. Në 11 qershor bëhet zgjedhja dhe në këtë garë Shqipëria është e pakontestuar se kjo ka marrë një fushatë të gjatë lobimi nga të gjitha strukturat e shërbimit të jashtëm. Është zgjedhje konsensuale e grupit të saj dhe e sigurt”. (për më shumë)

Integrimi, Xhaçka për A2: Shqipëria i ka bërë të gjitha detyrat e saj, topi është në fushën e Këshillit Evropian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, në një intervistë ekskluzive për “Absolut 4” në A2, nënvizoi se vendi ynë i ka bërë të gjitha detyrat në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian.

“Kemi ndjekur një program goxha ambicioz veprimi, për të implementuar disa prioritete që kanë në thelbin e tyre kërkesat specifike të parashtruara nga Këshilli Evropian. Shqipëria ka ndërmarrë reforma të jashtëzakonshme në kuadër të procesit të integrimit, që janë bërë në ritme relativisht të shpejta dhe gjithçka është realizuar falë faktit që ëndrra shqiptare për integrim në Evropë nuk është vetëm e bukur, por edhe e realizueshme. Kemi ndërmarrë reforma për të shkurtuar procesin e integrimit. Edhe ky plan-veprimi, nga vendimi i Këshillit në mars e deri më sot, ku diskutohet adaptimi apo miratimi i këtij kuadri negociator dhe pastaj vendosja e datës për konferencën e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian”, deklaroi Xhaçka. (për më shumë)

“Jemi të njëzëshëm me Kosovën”, Xhaçka: Nuk ka ulje-ngritje mes dy qeverive tona

Kosova është prioritet i qeverisë shqiptare dhe Shqipëria është e njëzëshme për ta përfaqësuar atë ku nuk është. Kështu u shpreh në Absolut 4 ministrja e Jashtme Olta Xhaçka. Ajo tha se mezi pret që të takohet edh me homologen kosovare për të hartuar agjendën e përbashkët të objektivave dhe interesave kombëtare.  

“Kosova është interesi ynë kombëtar dhe gjithnjë e përhershme në veprimtarinë e diplomacisë shqiptare. Kosova ka qenë e përhershme në prioritetet e interesit tonë kombëtar. Kemi qenë të zëshëm për ta përfaqësuar Kosovën dhe atje ku nuk është dhe për të qenë njëzëri me Kosovë.

Me homologen time mbetet ende për t’u takuar dhe do të doja që ky takim të ndodhte sa më shpejt. Kemi pasur disa komunikime zyrtare, por do kisha dëshirë që të takoheshim sa më shpejt për një agjendë të objektivave dhe interesave kombëtare”. (për më shumë)

Çfarë pune po bën qeveria shqiptare për zgjidhjen e kufirit detar Shqipëri-Greqi?

Shqipëria nuk është ende në fazën për të çuar dosjet në gjykatën e Hagës në funskion të zgjidhjes së kufirit detar me Greqinë. Këtë përgjigje dha në “Absolut 4” ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, kur u pyet se çfarë pune po bën qeveria për të zgjidhur këtë çështje. Sipas saj grupet e ekspertëve të dy vendeve aktualisht po punojnë në përgatitjen e dosjes për të ngritur çështjen në bazë të kornizës ligjore. (për më shumë)

Integrimi, Krasniqi tregon në “Absolut 4” se ku po gabon mazhoranca dhe opozita

Politologu Afrim Krasniqi tregoi në “Absolut 4” në A2 se ku po gabon mazhoranca, por edhe opozita shqiptare, në kuadër të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

“Mazhoranca po gabon në mënyrën se si po e përdor Parlamentin ndaj Presidentit, pasi po bën një akt që nuk ka vlerë kushtetuese dhe nuk zgjidh gjë, vetëm sa përbën lajm. Së dyti, deklaratat e eksponentëve të opozitës, që thonë se dosjet e skandaleve elektorale do t’ia përcjellin kancelarive ndërkombëtare, mendoj që janë të gabuara. Opozita duhet të bëjë një deklaratë, që është e gatshme të paguajë një çmim që Shqipëria të nisë negociatat. Është në interesin e opozitës që të nisin. Nëse opozita trumbeton masakrën elektorale, i jep argumenta skeptikëve që të mos i nisin negociatat. Ne duhet të mësojmë që sherret tona t’i bëjmë brenda vendit, ndërsa jashtë vendit të mbrojmë interesat e pakta publike që na kanë ngelur”, u shpreh Krasniqi. (për më shumë)

Negociatat për integrimin, Vurmo: Kryeministri ka të drejtë për qetësinë me të cilën e pret qershorin

Gjergji Vurmo, nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, deklaroi në “Absolut 4” në A2 se shpreson “që vendet anëtare të bien dakord dhe të japin dritën jeshile për nisjen e negociatave”, duke shtuar se, “ndoshta, për herë të parë, kryeministri ka të drejtë për qetësinë me të cilën e pret qershorin”.

“Është në vizitë zyrtare në Turqi dhe nuk ka ende deklarata për lajmin mbi marrëveshjen në BE për IPA-n (14 miliardë euro për 7 vitet e ardhshme), që është një hap shumë i mirë. Ne duhet vetëm që të mos nxjerrim kushte të reja tani. Skandali i patronazhistëve dhe mbarëvajtja e zgjedhjeve do të jenë në lupën minimalisht të 2-3 vendeve anëtare. Të shohim deri në fund të qershorit, kur të mbahet samiti i radhës i BE-së”, tha Vurmo. (për më shumë)

Kushtetuesja fillon me “Teatrin”, Krasniqi: Zhvillim shumë pozitiv, presim të krijohen normat për të ardhmen

(për më shumë)

Shqyrtimi i “Teatrit”, Vurmo: Gjykata Kushtetuese e ka nisur sfidën në mënyrë të zgjuar\

(për më shumë)