SHBA shpërblim 7 milionë dollarë për “kokën” e kreut të Al Kaedës në Magreb

Untitled collage 2021 06 03T104105.570 1100x620

Departamenti Amerikan i Shtetit bën me dije se ka vendosur një shpërblim që arrin deri në 7 milionë dollarë për këdo që jep informacion për lokalizimin dhe kapjen e Abu Ubaydah Yusuf al-Anabi.

Al Anabi konsiderohet si një njeri shumë i rrezikshëm dhe kreu i organizatës terroriste të Al Kaedës në Maghreb.

Më herët, ai ka shërbyer si shefi i propagandës së Al Kaedës deri në momentin që trupat franceze në Mali vranë Abdelmalek Droukdel.