Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Shqipëria në KS të OKB më 11 qershor, Xhaçka tregon në A2 prioritetet

Nga A2 CNN
3 Qershor 2021, 21:30 | Politikë
Shqipëria në KS të OKB më 11 qershor, Xhaçka tregon

Shqipëria do të ulet në Këshillin e Sigurisë të OKB-së për një mandat 2-vjeçar në 11 qershor. Para nisjes për në SHBA, ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, në një intervistë për "Absolut 4" në A2 CNN shpjegoi funksionimin dhe prioritetet që do të ketë vendi ynë në këtë vendimmarrje të rëndësishme globale.

Sipas saj grupi i Evropës Lindore ku bën pjesë vendi ynë, ka vendosur në mënyrë konsensuale për të mbështetur Shqipërinë për një mandat 2-vjeçar në KS të OKB-së.

“Është një moment i rëndësishëm, se Shqipëria ka qenë vend anëtar i OKB për 65 vjet dhe nuk e ka pasur asnjëherë këtë mundësi; të qenurit anëtar i përhershëm apo jo i përhershëm  i këshillit të Sigurimit. OKB është e përbërë nga disa grupe, Shqipëria bën pjesë në Evropën lindore dhe ky grup në mënyrë konsensuale ka vendosur të mbështesë Shqipërinë për një mandat 2-vjeçar në KS të OKB në tryezë me 5 anëtarë të përhershëm si; SHBA, Britani, Francë, Rusi dhe Kinë dhe 10 anëtarë që zgjidhen nga OKB. Në 11 qershor bëhet zgjedhja dhe në këtë garë Shqipëria është e pakontestuar se kjo ka marrë një fushatë të gjatë lobimi nga të gjitha strukturat e shërbimit të jashtëm. Është zgjedhje konsensuale e grupit të saj dhe e sigurt”.

Xhaçka thekson se Shqipëria do të ndeshet me vendimmarrje që nuk janë në interesin e saj shtetëror, por thekson se do të jetë në një linjë me partnerët tanë strategjikë si SHBA dhe BE. Sipas saj prioritetet e vendit tonë do të jenë të drejtat e grave dhe liritë e njeriut, lufta ndaj ekstremizmit të dhunshëm dhe bashkëpunimi konstruktiv me shteteve.

“Puna në KS të OKB do të na lidhë me shumë vende. KS është tryeza më e lartë vendimmarrëse që merr vendime mbi paqen, sigurinë dhe zhvillimin e qendrueshëm rajonal dhe global. Shqipëria do të ndeshet me vendimmarrje që nuk kanë qenë pjesë e interesit të saj shtetëror dhe vendimmarrja do të duhet të linjëzohet me vende të tjera si partnerët tanë strategjikë, BE e SHBA. Do të kemi vendime apo çështje për t’u përfshirë dhe në këtë pikë do të na duhet një grup ekspertësh, bashkëpunim me partnerët tanë dhe një skelet prioritetesh të cilat janë interesat tona kombëtare që ne do të duhet t’i shtyjmë apo promovojmë një skelet të tillë e kemi të dizenjuar dhe prioritetet tona do të jenë të drejtat e grave, të lirive të njeriut, ligjit, lufta ndaj ekstremizmit të dhunshëm dhe metodat e punës të Kombeve të Bashkuar duke e bërë  bashkëpunimin mes shteteve konstruktiv dhe pozitiv”.

E pyetur në lidhje se kë do të zgjedhë Shqipëria në vendimmarrje, nëse do të jetë përballë dy zgjedhjeve mes SHBA e BE, Xhaçka tha se çdo çështje do të studiohet për të dhënë kontributin më të mirë në favor të interesave kombëtare duke mbrojtur edhe prioritetet.

“Është e vështirë të them në parim si do të linjëzohet vendimmarrja jonë për çështje që nuk kanë të bëjnë me interesa të prekshme të Shqipërisë rast pas rasti çdo çështje do të studiohet për të dhënë kontributin tonë më të mirë dhe për ato çështje ku nuk kemi mendim të qartë. Është e rëndësishme që vendimmarrja në KS të jetë e informuar mbi bazën e të dhënave që kemi mes forcimit të partneritetve dhe duke pasur parasysh prioritetet tona dhe interesin kombëtar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë