Toptani Shopping Center, dy ditë aktivitete edukative dhe argëtuese për festën e fëmijëve

Festa e fëmijëve mblodhi një numër të madh vogëlushësh në qendrën tregtare Toptani… Përgjatë 2 ditëve, në 1 dhe 2 qershor, organizatorët kishin përgatitur disa aktivitete kulturore, edukative dhe argëtuese për të vegjlit.

“Në këtë festë, Toptani Shopping Center kishte në fokus argëtimin, edukimin dhe kënaqësinë e tyre. Ndaj organizuam disa evente të veçanta, shumë dhurata, fotot të çastit, kërcime”, tregon Ilda Muka, nga Departamenti i Marketingut në Toptani Shopping Center.

Vajzat duket sikur i kanë hequr emocionet e prezantimit dhe të këndimit, ndërsa instrumentistët e vegjël shfaqën talentin e tyre dhe përgatitjet u shpërblyen.

Në këndin tjetër, një foto me personazhin e dashur, ngjall emocione tek fëmijët. Artistë të tjerë të vegjël patën mundësinë të pikturonin atë çka fantazia e tyre e lirë u diktonte, duke krijuar një atmosferë frymëzimi edhe për pjesëmarrësit e tjerë. Kërcimi zumba ishte gjithashtu pjesë argëtuese e programit.

Përpos fëmijëve edhe prindërit patën mundësinë të vizitonin ambientet që dëshironin në 60 mijë metra katrorë të Toptani Shopping Center, në qendër të Tiranës, në 8 katet e shërbimit. Bashkë me argëtimin e fëmijëve, prindërit shfrytëzuan rastin për të blerë veshjet e stinës, apo ushqime në supermarkete dhe sigurisht për t’u çlodhur në baret dhe restorantet e shumta, teksa shijonin spektaklin e vogëlushëve.