Vidal nën hetim, dyshohet se theu karantinën për të takuar modelen

Untitled collage 2021 06 03T105433.507 1100x620

Autoritetet shëndetësore në Kili kërkojnë hapjen e një hetimi për sjelljen e futbollistit Arturo Vidal, i cili u kthye në vend më 25 maj për t’iu bashkuar ekipit kombëtar.

Momentalisht, Vidal është larguar nga grupi i futbollistëve pasi ka rezultuar pozitiv me Covid dhe prej fillimit të javë ndodhet në spital.

Por në ditën e mbërritjes në Kili, raportohet se interisti në vend që të izolohej, sipas rregullave në fuqi, i ka thyer ato duke dalë për të takuar një modele. Lajm që në fakt u mohua nga të dyja palët.

Vidal është parë në një hipodrom, ku ndoqi garat me kuaj dhe më pas shkoi për darkë me një grup miqsh, aty ku dhe mendohet se ra në kontakt me virusin.