Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Vrasja në Vlorë, detajet e reja, viktima është ndjekur me vrap nga autorët

Nga A2 CNN
3 Qershor 2021, 07:58 | Kronikë
Vrasja në Vlorë, detajet e reja, viktima është ndjekur me

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në qytetin e Vlorës ku mbeti i vrarë pak pas mesnate 35-vjeçari, Shkëlzen Velaj.

Mësohet se policia ka gjetur të ndezur makinën e viktimës, gjë që bën policinë të dyshojë se 35-vjeçari ka nxituar për të hyrë në pallatin e tij, ku dhe u qëllua me breshëri automatiku nga autori.

Plumbat në drejtim të 35-vjeçarit kanë qenë nga një distancë e afërt. Ndaj tij është qëlluar me breshëri.

Në makinën e djegur që dyshohet se është përdorur nga autorët e krimit është gjetur një armë kallashnikov. Ndërkohë, policia ende nuk ka arritur të bëjë të mundur zbardhjen e kamerave të sigurisë në katin e 5-të ku banonte viktima.

Nga burimet e A2, bëhet e ditur që viktima është i vëllai i Ardi Velajt, një nga viktimat e të ashtuquajturës “masakra e Çoles” ku në 2015 humbën jetë tre persona mes tyre pikërisht Ardi Velaj, si dhe Akil Hasanaj dhe Albi Limaj.

https://a2news.com/2021/06/03/bresheri-automatiku-tjeter-vrasje-ne-vlore/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani