Vrau 62-vjeçarin dhe plagosi djalin e tij, arrestohet autori i krimit në Lushnjë

Untitled collage 2021 06 03T071607.156 1100x620

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Lushnjë, ku një 62-vjeçar mbeti i vrarë, ndërsa u plagos rëndë djali i tij.

Krimi ndodhi në fshatin Fier i Ri, rreth mesnatës kur shtetasi S.Sh. qëlloi me armë 62-vjeçarin R.Q. në lokalin e këtij të fundit. Plumbave nuk i shpëtoi dhe djali i viktimës, K.Q. i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë shkuan në vendngjarje dhe falë punës së mirorganizuar, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin S. Sh., 57 vjeç, banues në fshatin Krutje e Sipërme.

Gjithashtu, Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.