Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Vuçiç për takimin në Bruksel: Të diskutohet asociacioni ose Kurti s'ka pse vjen

Nga A2 CNN
3 Qershor 2021, 10:07 | Kosova
Vuçiç për takimin në Bruksel: Të diskutohet

Serbia vendos kushte për dialogun me Kosovën, pa u caktuar ende data për takimin e parë në Bruksel.

“Nëse Kurti mendon se nuk do të flasë për asociacionin, atëherë s’ka pse të vijë në takim”, u shpreh presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i cili përmendi edhe njëherë presionin e madh ndërkombëtar që po i bëhet për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Këto nuk janë ditë të lehta dhe të thjeshta për popullin serb. Duket se lejohet të thuhet gjithçka kundër Serbisë”, shtoi presidenti serb duke theksuar se do të paraqesë një sërë ankesash përballë zyrtarëve ndërkombëtarë që do të vizitojnë Beogradin.

“Askush nuk vjen me mollë dhe ëmbëlsira”, deklaroi Vuçiç, ndërsa risolli në vëmendje refuzimin e njohjes së Kosovës në marrëveshjen e Uashingtonit në Shtëpinë e Bardhë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë