Anglia, Southgate me dhembje koke, nuk kanë fund dëmtimet

Anglia Southgate me dhembje koke nuk kane fund demtimet 1100x620

Shumë pak ditë para fillimit të EURO 2020, Anglia është në alarm nga dëmtimet e njëpasnjëshme të lojtarëve.

Pas Trent Alexander-Arnold, i cili u largua nga grumbullimi pas një tërheqje muskulore në kofshë, Gareth Southgate do të duhet të heqë dorë edhe nga Jordan Henderson dhe Harry Maguire.

Kapiteni i Liverpool do të humbasë me siguri debutimin në Kampionatin Europian kundër Kroacisë në “Wembley”. Shanset për shërimin e tij të plotë janë shumë të vogla. Gjithashtu edhe mbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire, është në rrezik për të luajtur me “Tre Luanët”, i cili akoma nuk e ka kaluar dëmtimin e tij në kyç dhe do të jetë jashtë fushave për disa javë.