Arbër Çekaj kërkon pafajësinë, Gjykata e Posaçme e Apelit vendos datën për vendimin përfundimtar

ARBER ÇEKAJ PADI SPAKUT frame 26 1100x620

Gjykata e Posaçme e Apelit do të shpallë më 18 qershor, ora 09:30 vendimin përfundimtar ndaj Arbër Çekajt, Armando Pezakut dhe Donaldo Lushajt, të akuzuar për trafikimin e 613 kg kokaine kolumbiane në Shqipëri.

Në seancën e sotme, të pandehurit kërkuan pafajësi, duke mohuar akuzën e ngritur ndaj tyre.

Gjykata e Posaçme e dënoi me 14 vjet burg Arbër Çekajn për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ndërkohë, Prokuroria kishte kërkuar 21 vite burg, kërkesë të cilën e konfirmoi edhe gjykata, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, Çekaj përfitoi ulje të dënimit me një të tretën.