Codogno del nga makthi, mbyllet pavijoni i Covid

Është mbyllur në spitalin e Kodonjo (Codogno), pavijoni që pa pacientin e parë të prekur nga koronavirusi të hynte në Itali. Vetëm sot, pacienti i fundit i rikuperuar nga virusi doli nga ky seksion.

I angazhuar për mbi 15 muaj në luftën kundër virusit, përgjegjësi i këtij spitali shprehet i emocionuar.

“Është një ditë që unë po e përjetoj me emocione të thella”, tha ai.

Kodonjo (Codogno) është një qytezë e vogël në Lombardi, ku u konfirmua rasti i parë i një personi të infektuar me koronavirus në Itali. Më 21 shkurt të vitit 2020 u diktua pacienti 0 në Itali, por edhe në Europë. Prej aty koronavirusi u përhap me shpejtësi.

Pak më shumë se një vit pas rastit të parë të infektimit me koronavirus, Italia është ndër vendet më të prekura në Europë nga virusi vdekjeprurës.