Demiral: Shpresojmë që Europiani ynë të jetë i shkëlqyer

Demiral  Shpresojme qe Europiani yne te jete i shkelqyer 1100x620

Pas fitores kundër Moldavisë, Merih Demiral, mbrojtësi i Juventus dhe Turqisë, ka folur për mediat turke.

“Pjesa e parë ishte e vështirë, nuk po arrinim të kuptonim lojën, por në fund dolëm mirë. Po stërvitemi fort për të nisur me këmbë të mbarë Kampionatin Europian dhe të arrijmë synimet tona. Ndeshjet miqësore janë shumë të rëndësishme për të testuar skuadrën. Shpresoj që të kemi një Europian të shkëlqyeshëm për të gjithë ne”, tha mbrojtësi.