Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Divorci i përgjakur: Vjehrri ekzekuton ish-dhëndrin dhe plagos avokatin

Nga A2 CNN
4 Qershor 2021, 16:17 | Kronikë
Divorci i përgjakur: Vjehrri ekzekuton ish-dhëndrin dhe plagos

Pas një seance të tensionuar gjyqësore Mexhit Picari së bashku me vajzën e tij Dhurata ishin ulur në një bar në afërsi të gjykatës. Disa tavolina më tutje mbërrin ish-dhëndri Kudret Saliaj së bashku me një nga tre fëmijët që ka çifti si dhe me mbrojtësin e tij ligjor Adriatik Cami. Sapo i ka parë të ulur Picari i cili ka qenë më herët ish-efektiv burgjesh qëlloi 5 herë në drejtim të ish- dhëndrit 41 vjeçar duke e lënë të pajetë.

Plumbat kapën dhe avokatin, ish prokurorin Adriatik Cami, por që fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Në polici Mexhit Picari tha se qëlloi për vdekje dhëndrin për arsye dinjiteti, pasi viktima kishte akuzuar vajzën Dhurata për tradhti bashkëshortore, gjë e cila sipas tij nuk është e vërtetë. Kalvari i gjatë i problemeve në familjen Picari kishte nisur që në nëntor të vitit 2020, kur Dhurata Picari u denoncua në polici nga bashkëshorti i saj Kudreti për dhunë fizike e psikologjike ndaj fëmijëve.

https://a2news.com/2021/06/04/ka-ushtruar-dhune-te-femijet-dhe-vjehrra-vajza-e-autorit-te-vrasjes-ne-tirane-ishte-denuar-me-2-vite-burg/

Një muaj më pas gjykata vendosi masën e arrestit shtëpiak për Dhurata Picarin. Procesi i divorcit pritej të ndante dhe kujdestarinë e fëmijëve, të cilët aktualisht jetonin me babain e tyre, që mbeti viktimë e sulmit me armë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë