Facebook do t’i japë fund “trajtimit special” të politikanëve

Untitled collage 2021 06 04T072308.306 1100x620

Facebook synon t’i japë fund praktikës së tij të përjashtimit të politikanëve nga rregullat për moderimin e përmbajtjes, një “trajtim i veçantë” që ka ngritur mjaft polemika.

Lajmi u dha së fundmi nga disa media amerikane. Kompania e Zuckerberg pritet të japë përgjigjen e saj ndaj rekomandimeve të bordit mbikëqyrës, të cilat shkuan më tej pas pezullimit të Donald Trump nga platforma.

Të njëjtat rregulla duhet të zbatohen për të gjithë përdoruesit.