Gjykata e Posaçme e Apelit nuk ndryshon masën për gjyqtaren e Krujës

enkeleda hoxha 1100x620 1 1100x620

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për gjyqtaren e Krujës, Enkeleda Hoxha.

Sipas Apelit, nuk kanë ndryshuar kushtet ligjore që do të mund të çonin në një masë më të butë sigurie.

Hoxha qëndron në qeli prej shkurtit të këtij viti, kur u arrestua si pjesë e një skeme korrupsioni në Gjykatën e Krujës.

Gjyqtarja ishte pjesë e një grupi personash të arrestuar nën akuzën “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Sipas Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion që drejtoi hetimin, kemi të bëjmë me një skemë të mirëfilltë kriminale, sipas së cilës të dënuarit në burgun e Fushë-Krujës përfitonin ulje dënimi duke dhënë sasi parash nga 6-12 mijë euro.