Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Grupet e EURO 2020

Nga A2 CNN
4 Qershor 2021, 11:25 | Futboll
Grupet e EURO 2020

Kampionati Europian i futbollit do të zhvillohet nga data 11 qershor, deri më 11 korrik. Europiani ishte programuar fillimisht për t’u zhvilluar vitin e kaluar, por për shkak të pandemisë së koronavirusit u shty me një vit.

24 skuadra marrin pjesë në turne, të ndara në 6 grupe me nga 4 skuadra për secilin grup. Grupi më i fortë, të paktën në letër, parashikohet të jetë ai F, ku marrin pjesë Gjermania, skuadra me më shumë Europianë të fituar (3), Franca, kampione e botës në fuqi dhe Portugalia, kampione e Europës në fuqi.

Euro 2020: Skuadrat pjesëmarrëse

Grupi A: Turqia, Italia, Uellsi, Zvicra

Grupi B: Danimarka, Finlanda, Belgjika, Rusia

Grupi C: Holanda, Ukraina, Austria, Maqedonia e Veriut

Grupi D: Anglia, Kroacia, Skocia, Republika Çeke

Grupi E: Spanja, Suedia, Polonia, Sllovakia

Grupi F: Hungaria, Portugalia, Franca, Gjermania

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani