Humbasin dy turistë të huaj në Valbonë, policia nis kërkimet

valbona 1100x620

Dy turistë të huaj kanë humbur kontaktet, gjatë një udhëtimi në zonën nga Rragimi në Qafë Valbonë.

Ata ishin nisur për në pikën turistike të Thethit, por që prej mbrëmjes së djeshme nuk kanë komunikuar me askënd dhe ende nuk kanë mbërritur në destinacion.

Policia ka nisur kërkimet, por telefonat e tyre janë të fikur.

Sipas të dhënave nga banorët, dy turistët janë të rinj, rreth 35 vjeç, por nuk bëhet me dije kombësia e tyre.