Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Integrimi, ambasadorja Altes në Shkodër: Holanda është duke studiuar raportin e Komisionit Europian

Nga A2 CNN
4 Qershor 2021, 10:12 | Aktualitet
Integrimi, ambasadorja Altes në Shkodër: Holanda është duke

Ambasadorja e Holandës në Tiranë, Guusje Korthals Altes, komentoi nga qyteti i Shkodrës procesin e integrimit në BE të Shqipërisë.

Ajo u shpreh se Holanda është duke studiuar raportin që ka dërguar Komisioni Europian për progresin e Shqipërisë.

Ambasadorja holandeze foli edhe për problemin e trafikimit të qenieve njerëzore, duke thënë se institucionet ligjzbatuese në Shqipëri duhet të bashkëpunojnë më shumë në mënyrë që të marrë fund fenomeni i pandëshkueshmërisë për trafikantët.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani