Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Ish-futbollisti anglez tregon leksionin e jetës që i dhanë dy rivalë gjermanë

Nga A2 CNN
4 Qershor 2021, 21:50 | Futboll

Pasi humbi penalltinë gjatë disfatës së Anglisë në gjysmëfinalet e Botërorit “Itali 90”, anglezi Stuart Pearce u detyrua që për shkak të analizave rutinë antidoping, të qëndronte për pak kohë i vetëm në dhomë me dy kundërshtarë gjermanë, të cilët i dhanë një leksion shumë të vlefshëm.

Ish-mbrojtësi kujton se gjermanët, të cilët ishin duke festuar për fitoren e madhe dhe kualifikimin në finale, sapo e panë që të futej në dhomë, nuk folën më dhe qëndruan në heshtje.

59-vjeçari tha se ky veprim i dy gjermanëve, emrin e të cilëve nuk e zbuloi, e bëri atë një njeri më të mirë në jetë.

“Ndenjëm ulur pa folur fare. Unë kisha ulur kokën, isha i dëshpëruar. E ulën edhe ata kokën dhe nuk folën më me njëri-tjetrin sa isha unë aty. Aty mora një leksion të madh përulësie. Nuk e di se çfarë do të ndodhte po të kishte fituar Anglia dhe në atë dhomë të ishin dy lojtarë anglezë dhe një gjerman”, u shpreh Stuart Pearce.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani