Kriteret e renditjes: Prioritet për universitetet, kërkimi shkencor dhe mësimdhënia

Renditja e Universitetit të Tiranës në vendin e 301 nga 350 universitete të Europës Lindore dhe Azisë Qendrore, ka për bazë performancën e këtij institucioni arsimor. Kriteret të cilat përcaktojnë vlerësimin janë puna e kryer në kërkimin shkencor, që zë edhe përqindjen më të lartë të vlerësimit, mësimdhënia pedagog-student, citimet që merren nga Universitet për raporte apo konkluzione nga palë të dyta, e po ashtu shihen edhe rezultatet e punësimit të studentëve si dhe raportet ndërkombëtare të Universitetit.

 Universiteti i Tiranës në raport me kërkimin shkencor, për vitin 2019-2020, nuk ka shpenzuar asnjë lekë, ndërsa në periudhën 2015-2019, ky universitet ka shpenzuar 3.5 milionë lekë, një shumë mjaft e ulët, krahasuar me universitetet e tjera të vendit.

Ndër vite ka një numër në rritje të kërkesave për punësim pas studimeve të kryera. Të larta janë edhe kërkesat nga ata të cilët kanë kryer vetëm gjimnazin. “Në vërejtjet e bëra UT ka qenë pikërisht punësimi i studentëve për t’u garantuar treg pune. Ka përmirësime”.

Nga analiza e shkallës së papunësisë sipas nivelit arsimor në vitin 2019, vihet re që shkalla e papunësisë është më e lartë për personat me arsim të mesëm (14,4 %) ndjekur nga ata me arsim të lartë (12,3 %).