Leo Messi nuk mjafton, Kili frenon Argjentinën

messi argentina

Argjentinës nuk i mjafton Lionel Messi. Albiçelestët u frenuan në barazim 1-1 nga Kili, në sfidat kualifikuese të Kupës së Botës, që u luajtën pas ndalesës 6 mujore për shkak të pandemisë koronavirus.

Në mbrëmjen emocionuese të dedikuar për Diego Armando Maradonën dhe inaugurimit të statujës së tij prej bronzi, Messi zhbllokoi rezultatin pas një penalltie të akorduar me VAR. Superioriteti në fushë, nuk u konkretizua me gola, pasi portieri Claudio Bravo realizoi tre pritje vendimtare, ndërsa traversa i prishi festën kapitenit të argjentinasve.

Goli i Aleksis Sançez për Kilin ishte një goditje e befasishme. Argjentina mbetet e pamposhtur në shtatë ndeshje të luajtura, edhe pse Brazili kryesues ka shansin të shkëputet më tepër.

Në ndeshjet e tjera, Uruguai u frenua në barazim pa gola nga Paraguai, pas një gabimi të VAR që i hoqi në mënyrë të padrejtë golin e fitores.

Kolumbia bëri detyrën, duke mposhtur 3-0 Perunë. Ky sukses i mban në “kafeteros” në garën për një biletë drejt turneut në Katar, pasi ndajnë vendin e katërt me Uruguain dhe Paraguain në kuotën e 7 pikëve.