Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Nëna qëllon të birin 5-vjeçar me pistoletë ndërsa përpiqej të largonte qenin e komshiut

Nga A2 CNN
4 Qershor 2021, 11:19 | Bota

Një grua në Teksas u vu në pranga pasi qëlloi aksidentalisht me pistoletë në stomak të birin 5-vjeçar ndërsa tentonte të trembte qenin e komshiut që kishte dalë nga shtëpia e tij dhe iu ishte sulur.

24-vjeçarja u arrestua në akuzën e plagosjes dhe përdorimin e armëve të zjarrit në zona të banuara.

Nga sa raportohet 24-vjeçarja, Angelia Vargas, së bashku me të birin dhe të shoqin po luanin me biçikletë kur qeni i racës Boxer u sul me shpejtësi drejt tyre.

Gruaja nxori një pistoletë të kalibrit të vogël dhe qëlloi ndaj tij, fatkeqësisht një nga plumbat kapi të birin minoren, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani