Për dashamirësit e gjelbërimit, shtëpia e shtruar me bar artificial në të gjithë sipërfaqen

Një shtëpi në Angli, e shtruar me bar artificial në të gjithë sipërfaqen e saj, përfshirë edhe tualetin, ka dalë në shitje për 300 000 stërlina.

Shtëpia me 4 dhoma gjumi ka një gjelbërim si të ishte fushë futbolli.

Në përshkrimin e agjencisë së shitblerjeve të pronave thuhet se kjo pronë “ka shumë hapësirë dhe të jep mundësinë të bësh ndryshime”, por në asnjë rresht nuk përmendet zgjedhja e veçantë e barit artificial.