Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Plani i SHBA për të luftuar korrupsionin, analistët: Mesazh paralajmërues për shumë individë

Nga A2 CNN
4 Qershor 2021, 09:03 | Bota
Plani i SHBA për të luftuar korrupsionin, analistët: Mesazh

Shtëpia e Bardhë e shpalli luftën kundër korrupsionit si një përparësi themelore e interesave të sigurisë kombëtare nga Shtëpia e Bardhë.

Përmes një memorandumi të publikuar edhe nga ambasadorja në Shqipëri, Yuri Kim, presidenti Biden thotë se administrata amerikane do të udhëheqë përpjekjet për të nxitur një qeverisje të mirë, transparencë ne sistemet financiare të SHBA-së dhe ato globale, si dhe për të parandaluar korrupsionin brenda dhe jashtë vendit.

“Korrupsioni dëmton besimin e publikut, pengon qeverisjen efektive, deformon tregjet dhe qasjen e drejtë në shërbime, saboton përpjekjet për zhvillimin; kontribuon në brishtësinë e vendeve, ekstremizmin dhe migrimin kombëtar; dhe u siguron udhëheqësve autoritarë një mjet për të minuar demokracitë në të gjithë botën”.

Analistët vlerësojnë se ky është një paralajmërimi i fortë për aktorët e korruptuar në shkallë globale.

“Mendoj se është një mesazh paralajmërues për shumë individë që përdorin praktika korruptive në gjithë botën, qofshin në qeveri ose jashtë tyre”, u shpreh Charles Kupchan, studiues në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë.

https://a2news.com/2021/06/03/shba-i-shpall-lufte-korrupsionit-kim-do-te-ndermarrim-hapa-te-metejshem/

Studiuesi Charles Kupchan thotë për Zërin e Amerikës se objektivi afatgjatë është të parandalohen kërcënimet e sigurisë kombëtare përpara se ato të bëhen rreziqe konkrete. Një synim tjetër është të ndihmohen përpjekjet antikorrupsion në pjesë të tjera të botës, përfshirë Ballkanin.

“Nuk mund të kesh qeverisje të mirë dhe demokraci të qëndrueshme liberale nëse nuk godet marrëdhëniet midis elitave politike dhe oligarkëve sepse kur krijohet një marrëdhënie shumë komode mes atyre me pushtet dhe atyre me para, është shumë e vështirë të krijosh një sistem që mbështetet te rendi kushtetues dhe te demokracia”, tha Charles Kupchan.

Publikimi i memorandumit vjen pak ditë pas sanksionimit të një sërë oligarkëve dhe entiteteve në Bullgari, për përfshirje në skema korrupsioni, në atë që është cilësuar si aksioni më i madh i këtij lloji në një ditë, nga SHBA. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani