Sekuestrohet 1 ton kokainë në Itali

kokaine ne itali 1100x620

1 ton kokainë u sekuestrua nga agjentët e Guardia di Finanza dhe funksionarë të Agjencisë se Doganave dhe Monopoleve, në një kontejner me banane që vinte nga Ekuadori, në portin e Gioia Tauro.

Lënda narkotike, për një total prej 1 mijë 126 kg, u zbulua pas kontrollit të kryer në 2100 kontejnerë që vinin nga kontinenti afrikano-jugor.

Sekuestrimi i kokainës u bë i mundur falë skanerëve të sofistikuar që u mundësuan hetuesve të zbulojnë ku ishte fshehur droga.

Siç pohojnë mediat italiane, kokaina ishte e cilësisë së lartë dhe kur të dilte në treg do të gjeneronte rreth 225 milionë euro për krimin e organizuar. Kontejneri ku ishte fshehur lënda narkotike, thuhej se ishte drejtuar për në portin e Turqisë.