Shembi urën e Darzezës, arrestohet drejtuesi i kamionit

Policia e Fierit ka vënë në pranga shtetasin Luftar Panahori për shembjen e urës së Darëzezës një ditë më parë.

Mësohet se 52-vjeçari Panahori me mjetin që drejtonte nuk respektoi tonazhin e parashikuar në tabelën sinjalistike, duke e shembur në këtë mënyrë dhe urën.

Shembja e urës së Darzezës, e cila ishte ndërtuar nga ushtria pak vite më parë pas përmbytjeve ka lënë të izoluar qindra banorë të zonës.