Shqipëria U-21 i fillon mbarë kualifikueset, Broja protagonist

Broja 1100x620

Shqipëria U-21 e fillon në mënyrën më të mbarë aventurën për kualifikueset e Europianit 2023 për moshat.

Kuqezinjtë e përforcuar nga prania e sulmuesit Armando Broja, që ka shkëlqyer këtë sezon në Holandë e Vitesse, ka mundur Andorrën me rezultatin e pastër 3-0.

Lojtari në pronësi të kampionëve të Europës, Chelsea, ishte shënuesi i parë i ndeshjes pa shumë histori. Goli i dytë erdhi ndërkohë nga 11-metërshi i Anis Mehmetit, ndërsa vulën e vuri vetë ekipi modest i Andorrës me një autogol në pjesën e dytë.

Vlen të theksohet se djemtë e trajnerit Alban Bushi patën raste të shumta për të zgjeruar edhe më shumë rezultatin, por mund të jenë të kënaqur me debutimin e tyre.

Shqipëria U-21 ndodhet në grupin G me Republikën Çeke, Anglinë, Slloveninë, Andorrën dhe Kosovën.