Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Vdekja e një ylli! Shkencëtarët filmojnë shpërthimin e madh, 1 miliard vite dritë larg

Nga A2 CNN
4 Qershor 2021, 10:15 | Teknologji

Astronomët bëjnë me dije se kanë filmuar një shpërthim të madh me rreze gama që ndodhi rreth 1 miliard vite dritë larg Tokës.

Sipas ekspertëve të “German Electron Synchrotron” në Hamburg, shpërthimi i përkiste vdekjes së një ylli dhe shndërrimit të tij në një vrimë të zezë.

Ky ishte një shpërthim masiv i rrezeve gama, i realizuar nga një kombinim i ndriçimeve të rrezeve X dhe rrezeve Gama të vërejtura në qiell, të emetuara nga burime të largëta ekstragalaktike.

Ajo u zbulua nga teleskopët Fermi dhe Swift, me mbështetjen e teleskopit të Sistemit Stereoskopik të Energjisë së Lartë me bazë në Namibi.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu