Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Vrasja në Tiranë, viktima në proces divorci me bashkëshorten që ishte arrestuar për dhunë në familje

Nga A2 CNN
4 Qershor 2021, 14:16 | Kronikë

Tirana u trondit mesditën e sotme nga një ngjarje e rëndë ku mbeti i vrarë Kudret Saliaj, ndërsa u plagos edhe avokati i tij Adriatik Cama.

Drejtori i policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, teksa njoftoi arrestimin e autorit të ngjarjes, shtetasin Mexhit Picari, i cili është vjehrri i viktimës, bëri të ditur se viktima ishte në proces divorci me vajzën e autorit. Ai theksoi se bashkëshortja e viktimës ishte arrestuar më parë për dhunë në familje.

https://a2news.com/2021/06/04/vritet-me-arme-zjarri-nje-person-prane-gjykates-se-tiranes-plagoset-ish-prokurori/

“Viktima ka pasur një proces të gjatë divorci me bashkëshorten e tij. Bashkëshortja ka qenë e arrestuar për dhunë në familje. Po bëheshin seancat për divorc. Në këto, kushte babai i vajzës ka qëlluar me armë ish-dhëndrin. Gjatë ngjarjes është plagosur edhe avokati, i cili ka qenë në tavolinë me viktimën”, tha Jaupaj.

Ndërkohë, A2 ka siguruar edhe padinë e bërë më 21 nëntor për divorc nga ana e viktimës. Në padi, ai kërkonte edhe kujdestarinë e fëmijëve.

https://a2news.com/2021/06/04/vrau-dhendrin-plagosi-avokatin-arrestohet-vjehrri-i-dyshuar-si-autor-i-ngjarjes/

A2 CNN Livestream

Dita jonë