Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Vrau bashkëfshatarin në lokal dhe i plagosi djalin, lihet në burg Sofokli Shani

Nga A2 CNN
4 Qershor 2021, 10:57 | Kronikë
Vrau bashkëfshatarin në lokal dhe i plagosi djalin, lihet në burg

Gjykata e Lushnjës vendosi masën e sigurisë arrest me burg për shtetasin Sofokli Shani, i cili akuzohet se një ditë më parë në fshatin Fier i Ri vrau pas një sherri Rako Qorrin dhe plagosi djalin e tij Kejdi Qorri.

Shani e pranoi krimin e rëndë përpara trupit gjykues, por shtoi se e ka kryer aktin në gjendje të dehur. Gjithashtu ai kërkoi gjykim të shkurtuar.

Prokurore e çështjes është Merita Selimi, ndërsa avokati është caktuar kryesisht nga gjykata Edvin Agolli. Pasi dëgjoi palët, gjyqtarja Ersida Bajgori vendosi burg pa afat për autorin e ngjarjes.

A2 CNN Livestream

Dita jonë